Enca ka gati këngën, pyet fansat kur ta lansojë

Mediale Vip

Enca ka gati këngën, pyet fansat kur ta lansojë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 08:31

Edhe pse është duke shijuar suksesin e këngës “Soul Killa”, Enca Haxhia e ka gati projektin e radhës.

Ajo ka lënë të kuptohet se kënga e re është afër lansimit dhe është duke menduar për kohën e përshtatshme se kur ta bëjë këtë.

“A ta publikoj këngën e re apo të pres akoma?”, i ka pyetur këngëtarja fansat në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar edhe një video të shkurtër, në të cilën shfaqet duke kënduar.

Ndryshe, “Soul Killa” është shikuar mbi 3.7 milionë herë në YouTube pas diçka më shumë se tri javë nga publikimi.

Should I release the new song or should we still wait ? 😂

A video posted by Enca (@encahaxhia) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat