Pas një viti, kthehet në skenë Avril Lavigne (Video)

Mediale Vip

Pas një viti, kthehet në skenë Avril Lavigne (Video)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:17

Avril Lavigne është rikthyer në skenë për herë të parë pas një viti, për të kënduar në ceremoninë hapëse të “Special Olympics World Games” në Los Angeles.

Ylli i popit u paraqit në skenë me këngën e saj më të re “Fly” dhe më vonë përmes një postimi në “Instagram”, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit,duke thënë se ishte e nderuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie festive, raporton “Fox News”.

“Kjo ishte një natë shumë e bukur. Urime për të gjithë atletët”, ka shkruar Lavigne në profilin e saj në “Instagram”.
Këngëtarja e hitit “Girlfriend” ka pasur probleme shëndetësore, pasi ishte e prekur nga sëmundja e quajtur “Lyme”, dhe pas paraqitjes së saj në skenë shfrytëzoi rastin që të falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë sëmundjes së saj.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë që të përballem me sëmundjen Lyme dhe tani jam shumë e lumtur që të rikthehem në skenë për herë të parë pas një viti. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur Lavigne.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat