Joe Jackson, babai i Michael probleme me zemrën

Mediale Vip

Joe Jackson, babai i Michael probleme me zemrën

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 00:33

Joe Jackson, babai i Michael Jackson dhe patriarku i familje muzikore ka pësuar një infarkt në Brazil. 87-vjeçari u shtrua në spitalin e Sao Paulo tyë dielën pasdite dhe po trajtohet në kujdes intensiv. Një deklaratë nag spitali “Albert Einstein” bën të ditur se ai vuante nga çrregullime të zemrës.

Jackson ishte në Brazikl për të festuar ditëlindjen e tij. Mediat vendase bëjnë të ditur se ai mungoi në festën e tij pasi u shtrua në spital. Joe menaxhoi karrierën muzikore të familjes së tij që kur nisën në vitet ’60 The Jackson Five. Mbreti i muzikës Michael Jackson ka deklaruar më herët se në moshë të re ishte abuzuar emocionalisht dhe fizikisht nga babai i tij. Megjithatë ai thotë se i ati kishte një disiplinë strikte, që e ndihmoi në arritjen e suksesit mbarëbotëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat