Labi, ‘’Pse refuzova skenat e nxehta me Gentën’’

Mediale Vip

Labi, ‘’Pse refuzova skenat e nxehta me Gentën’’

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:43

Janë rikthyer në një bashkëpunim këtë verë dy këngëtarët më të njohur kosovarë, njëra si më atraktivja e skenës e tjetri më i kërkuaru dhe me shpirtin më humanist.

Megjithëse u shfaqën bashkë në klip, në disa skena ata nuk ishin cift por kishin realizuar xhirimet vecmas. Duket se skenat e nxehta në të cilat shfaqej Genta, Labi kishte preferuar t’i tejkalonte.

Ky nuk ka qenë dueti i vetëm në karierën e Labit pasi ai deri më tani ka bashkëpunuar me Leonora Poloskën, Greta Kocin dhe shumë të tjera, por si e përshkruan këtë lloj bashkëpunimi ai?

‘’Mendoj se po përmbylli një mesazh që vokali i këtyre këngëtareve nëse sillet anasjelltas i bie Shqipëria e madhe është shumë afër’’, e sa i përket mospjesëmarjes në skenat e nxehta me Gentën ai përgjigjet:

’Normalisht Genta ka pasur skena të nxehta që unë nuk kam mundur të jem i pranishëm për arsye se kam stilin tim dhe ajo ka të drejtën e saj që mendon se ndihet mirë, unë e kam pëlqyer këngën tekstin dhe kompozimin, e rëndësishme është se teksti nuk ka pasur ndonjë shpehje banale kjo më pëlqen, e Genta nëse kthehet në stilin e vjetër ka qenë ky bashkëpunimi yni në melodi e tekst’’, shprehet Labi derisa për seksi këngëtaren Ismaili duket se është rikthyer në vetvete ashtu sic ka qenë në fillim të karierës për shkak se ka dëgjuar komplimente nga njerëz që i kanë thënë se kështu duhet të del në skenë me këtë lloj muzike e performance.

’Nuk ka më mirë kur je vetvetja dhe kur njerëzit të thonë se ky zhanër na pëlqen prej teje kjo është që të përshtatet më mirë dhe unë atë e bëra. Unë kam qenë në Amerikë kur menaxheri më tha se ka pasur një takim me Labin dhe ka rënë muhabeti pse mos e bëjm një duet mbasi edhe Labin e duan njerëzit dhe kemi pasur kërkesa më përpara pse nuk bashkëpunojmë’’, shprehet Genta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat