Lady Gaga i bashkohet grupit U2 për koncertin në New York (Video)

Mediale Vip

Lady Gaga i bashkohet grupit U2 për koncertin në New York (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:58

Lady Gaga ka befasuar fansat në Madison Square Garden gjatë koncertit të grupit U2.

Gaga bashkë me U2 kanë performuar këngën e grupit ‘Ordinary Love’, ndërsa si fansat ashtu edhe lideri i grupit, Bono Vox ka admiruar prezencën e ‘lartmadhërisë së saj’.

U2 po mbajnë 8 netë koncete me radhë në Madison Square Garden në New York dhe deri tani kanë qenë të pranishëm edhe shumë personazhe të famshëm për t’i ndjekur, ndërsa mbrëmë ekstravagantja Lady Gaga madje ka performuar me ta.

Ajo ka luajtur në piano e gjithashtu ka kënduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat