Një vdekje që trondit botën e shoubizit

Mediale Vip

Një vdekje që trondit botën e shoubizit

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 11:49

Bobbi Kristina Brown vdiq të dielën, gjashtë muaj pasi u gjet pa ndjenja në vaskë.

22-vjeçarja amerikane u zbulua në janar në vaskë në shtëpinë e saj.

Ajo është vajza e këngëtares Whitney Houston dhe vdekja e saj vjen tre vjet pas vetëvrasjes së mamasë, e cila ndërroi jetë në rrethana të ngjashme.

Babai i saj, Bobby Brown, u fotografua në lot pasi mori vesh lajmin për humbjen e të bijës.

Bobbi Kristina ishte në koma artificiale që kur u gjet pa ndjenja.

Ka shumë spekulime nëse kjo ishte një vetëvrasje ose nëse për ngjarjen ka gisht Nick Gordon, i dashuri i saj.

Familjarët e Bobbi Kristinës nuk e lejuan Gordon që të afrohej pranë spitalit ku ishte shtruar ajo.

Familja Houston bëri të ditur në një deklaratë se “tani Bobbi Kristina është në paqe në krahët e Zotit”.

Ajo ishte trashëgimtarja e vetme e pasurisë së mamasë së saj, që vlerësohet në 20 milionë dollarë.

Bobbi Kristina lindi më 4 mars të vitit 1993.

Në atë kohë mamaja e saj ishte në kulmin e famës.

Kur ajo ishte nëntë vjeç, mamaja e saj pranoi se merrte droga të forta.

Në moshën 10 vjeç ajo nisi rrugën e muzikës me disa këngë.

Në vitin 2007, prindërit e saj u ndanë.

Në moshën 18-vjeçare ajo humbi nënën e saj, e cila thuhet se kishte marrë kaq shumë ilaçe sa u mbyt në vaskë aksidentalisht.

Bobbi Kristina e humbi keq pas vdekjes së mamasë.

Pas një periudhe të trazuar, sidomos sa i përket marrëdhënies së saj me të dashurin, Gordon, ajo u gjet me fytyrë poshtë në ujë në vaskën e shtëpisë më 31 janar të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat