Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Mediale Vip

Doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Më: 22 korrik 2015 Në ora: 15:28

Në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje mund të lexoni, intervista, tema, rrëfime e shumë të tjera. Intervistë ekskluzive e këtij numri do të jetë me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishanin dhe Zonjën e parë të shtetit Odeta Nishani.

Intervistë me Presidentin Bujar Nishani dhe Zonjën e Parë Odeta Nishani
Jeta ndër vite e çiftit Nishani

Të gjithë i njohim si presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Znoja e parë Odeta Nishani, por ajo rreth jetës së tyre familjare dhe personale nuk është folur edhe shumë në media apo revista. Ekskluziviteti i kësaj interviste është se vet çifti Nishani janë rrëfyer për revistën “Kosovarja”, rrëfim ky që nuk është thënë apo shkruar deri më tani.

Jeta e artistëve nëpër kohë
Jeta e njeriut karakterizohet me shumë momente të ndryshme, por ka edhe nga ato që i mbesin në kujtesë për gjithë jetën që nuk ju shlyhen dot. Artistët që i kemi kësaj radhe na tregojnë tre datat e tyre që i kanë mbetur në kujtesën e tyre. Data këto që për ta janë më të rëndësishmet në jetë.

Mamatë artiste që ndalën kohën
Këngëtaret si Manjola Nallbani, Mihrie Braha, Eli Fara, Albërie Hadërgjonaj, Aurela Gaçe, Gjyste Vulaj, megjithëse nëna, me freskinë e tyre i kanë shpallur luftë kohës që ecën.

Si i përballojnë VIP-at komentet negative
Nga ato shprehjet më vulgare e deri te mllefi kërcënues ndaj një personazhi publik. Duhet të vëmë dorën kokës kur lexojmë se si ka aq shumë komente me fjalë dhe foto nga më të ndryshmet me epitete ndoshta edhe që nuk i gjen në fjalorin e gjuhës shqipe ndaj një artisti.

Vjollca: E lumtur për arritjet e mija
Nuk kisha zbuluar diçka të tillë, sepse ato personalet, e të zemrës ndahen vetëm me zemrën time.

Femrat VIP në dashurinë e nënës
Sigurisht që fëmija është pasqyrë e prindit. Atë dashuri që merr atë dhe jep, pavarësisht kushteve të asaj kohe.

Disa kanë realizuar duete e disa të tjerë pritet të vijnë
Në hapat e prindërve artistë

Të paktë janë ata që u shuan sapo e realizuan një këngë ndoshta thjesht duke përdorur emrin e babait apo nënës së famshme, e të shumtë janë ata të cilët i kanë bërë edhe vetë prindërit e tyre krenarë.

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat