Pse vendosën të ndahen Neon Jungle?!

Mediale Vip

Pse vendosën të ndahen Neon Jungle?!

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 00:34

Një tjetër grup muzikor vajzash duket se i kanë dhënë fund karrierës së tyre. Vetëm 2 vjet pas krijimit, britaniket e suksesshme Neon Jungle, kanë lajmëruar se do të ndahen.

Katërshja e vajzave u bënë të njohura verën e vitit 2013-të kur publikuan singëllin e tyre debutues, atë me titull “Trouble”, një singëll ky që menjëherë u pozicionua në vendet e para të klasifikimit britanik.

Lajmi rreth ndarjes është bërë i ditur nga vetë vajzat nëpërmjet një postimi të sinqertë në Facebook, ku edhe u kanë sqaruar fansave se ishte një vendim i marrë në mënyrë unanime sikurse të katërta vajzat; Sheeren, Asami, Jess dhe Amira kërkojnë tashmë një karrierë të tyren solo!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat