Një qiell-gërvishës i frymëzuar nga muzika e Beyonce

Mediale Vip

Një qiell-gërvishës i frymëzuar nga muzika e Beyonce

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 00:25

Muzika e një prej muzikanteve më të kompletuara të momentit, nuk frymëzon vetëm qëniet e gjalla por edhe projektet ndërtimore. Po flasim për Beyonce Knowles, muzika e së cilës, ka frymëzuar për tu ndërtuar një qiell-gërvishës, në Melbourne të Australisë.

E quajtur Premier Tower, kjo kullë e gjatë do të ketë 78 kate me shtëpi, dhoma hoteli dhe hapsira për aktivitete të ndryshme. Arkitekti i kësaj ndërtese, ka treguar se ështe frymëzuar nga video e këngës “Ghost” e Beyonce për të krijuar këtë vepër artistiko-shkencore. Ndërkohë që presim të ndërtohet ky qiell-gërvishës për të parë rezultatet, ju hidhini një sy videos nga është frymëzuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat