Ariana Grande harron Big Sean

Mediale Vip

Ariana Grande harron Big Sean

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 00:21

Ariana Grande duket se ka vendosur që të ndjekë shembullin e Jennifer Lopez duke i vënë syrin dhe gjuhën balerinit të saj! Ricky Alvarez është emri i fatlumit të radhës, të cilin mund ta shihni në video duke u përfshirë në një aktivitet serioz me shefen e tij.

Çifti u kap me presh në duar nga kamera e sigurisë në një dyqan petullash, pasi dhanë një shfaqje tërësisht të papritur. Ariana dhe Ricky po luanin me sfida dhe ishte pikërisht momenti në të cilin sfiduan njëri-tjetrin për të lëpirë sheqerin dhe reçelin e petullave aty ku gjuhët morën kot.

Për sa i përket dyqanit nuk e dimë nëse ky fakt mbi petullat do t’ua shpifë klientëve apo do t’i tërheqë dhe më shumë ata për të blerë. Çfarë nuk bëjnë fansat! Gjithsesi shpresojmë që t’i kenë hedhur më pas “petullat viktima”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat