"Bitch Better Have My Money" fut YouTube në telashe!

Mediale Vip

"Bitch Better Have My Money" fut YouTube në telashe!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:39

Videoja kontroversiale e Rihanna e ka ndarë internetin në mes duke gjeneruar opinione të ndryshme, të shqetësuara nga dhuna që shfaqet në video.

Por ndërkohë që internet përpiqet të ndajë mendjen se nga cila anë të qëndrojë, dy kompani kanë vendosur që të tërheqin reklamat e tyre nga YouTube në momentet përpara se të fillojë videoja.

Firma e udhëtimeve Kuoni dhe Co-Operative Group kanë parashtruar kërkesën e tyre tek Vevo për të mos shfaqur reklamat përpara fillimit të këngës hit të Ririt.

Ndoshta janë kujtuar pak vonë se klipi është parë deri tani për plot 18 milionë herë. Ndërkohë edhe YouTube ka filluar të kërkojë verifikimin e moshës pasi përmbajtja është cilësuar si e papërshtatshme për disa përdorues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat