Ndahet nga jeta producenti i “Karate Kid”, Jerry Weintraub

Mediale Vip

Ndahet nga jeta producenti i “Karate Kid”, Jerry Weintraub

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:18

Jerry Weintraub, një prej producentëve më të mëdhenj të ‘Hollywood’-it, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Publicisti personal i Weintraub, Michelle Bega konfirmoi vdekjen e 77-vjeçarit, duke thënë se ai ndërroi jetë në një spital në Santa Barbara, Kaliforni, pas një ataku kardiak.

Weintraub e filloi karrierën e tij në industrinë e muzikës dhe më vonë u zhvendos në prodhimin e filmave, ku menjëherë spikati me filmin e famshëm “Karate Kid” dhe më pas edhe me “Ocean's Eleven”. Ai themeloi kompaninë e tij të prodhimit, por më pas punoi për “Warner Bros”.

Aktori amerikan, George Clooney shprehu nderimet për mikun e tij të vjetër: “Në ditët e ardhshme, do t’i bëhen homazhe mikun tonë Jerry Weintraub. Ne do të duartrokasim arritjet e tij. Në vitet që do të vijnë historitë dhe arritjet do të vlerësohen më shumë, ashtu si Jerry do të kishte dashur. Por, jo sot”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Clooney-t.

Një deklaratë për ndarjen nga jeta të Jerry Weintraub u lëshua edhe nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush. “Jerry ishte një amerikan origjinal, i cili e fitoi suksesin nga forca absolute e instinktit të tij. Ai kishte një pasion për jetën...”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat