Eminem vjen me klip të ri, më "Phenomenal" se kurrë

Mediale Vip

Eminem vjen me klip të ri, më "Phenomenal" se kurrë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 01:03

Eminem është kthyer në një superhero, vetëm për të qenë pranë fansave. Sigurisht, fuqitë e tij të mbinatyrshme nuk janë gjë tjetër veçse realizime kompjuterike për videon e tij më të re të publikuar fundjavën që lamë pas.

Reperi 43-vjeçar ka hedhur në treg klipin e singëllit “Phenomenal”, një këngë pjesë e kolonës zanore të filmit të boksit “Southpaw”.

Një film ky në të cilin fillimisht ishte menduar se do të interpretonte vetë Eminem në rolin kryesor, që në vitin 2010-të.

Për shkak të angazhimeve të shumta, amerikani e shtyu këtë projekt derisa në fund hoqi dorë përfundimisht prej tij, dhe u zëvendësua me aktorin Jake Gyllenhaal!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat