Nicki Minaj në telashe: Tërbohen fansat!

Mediale Vip

Nicki Minaj në telashe: Tërbohen fansat!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:52

Neglizhenca mund t’i kushtojë shtrenjtë reperes nga Trinidad dhe Tobago . Vonesa e saj në Wireless Festival i hapur probleme të mëdha organizatorëve të eventit.

Reperja amerikane duhet të bënte paraqitjen e saj përpara performancës së David Guetta të dielën që lamë pas, por një incident i ndodhur rrugëve të Londrës e ka penguar artisten të mbërrinte në kohë për interpretimin e saj.

Menjëherë sapo fansat janë njohur me faktin se Minaj nuk do të ishte e pranishme, kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar rimbursim të menjëhershëm!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat