Kourtney Kardashian ndahet zyrtarisht nga partneri prej 9 vitesh

Mediale Vip

Kourtney Kardashian ndahet zyrtarisht nga partneri prej 9 vitesh

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:43

Pas shumë spekulimesh e thashethemesh, Kourtney Kardashian është ndarë nga partneri i saj prej 9 vitesh, Scott Disick.

Mosmarrëveshjet brenda ciftit kanë filluar disa vite më parë dhe janë bërë publike edhe në serialin e familjes, por kjo është hera e parë që ndarja bëhet zyrtare.

Vajza më e madhe e familjes Kardashian është përpjekur vazhdimisht të rregullojë marrëdhënien e saj, ndërkohë që i dashuri i saj kishte varësi ndaj alkoolit, femrave dhe festave të cmendura.

Burime shumë të afërta me ciftin kanë rrëfyer për E! se vendimi ka qenë i 36-vjecares, e cila duhet të bëntë atë që është më e mira për 3 fëmijët e tyre, përkatësisht 5 vjec, 2 vjec dhe 6 muajsh.

Scott kishte kohë që deklaronte lart e poshte se ishte ndarë, ndërsa partnerja e tij i dha fund pasi pa fotografitë ku ai dukej shumë i afërt me ish-të dashurën Chloe Baritoli në Monte Carlo.

Nga ana tjetër Kourtney ka postuar foto në Instagram ditët e fundit ku dukej shumë e lumtur me fëmijët e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat