Edhe Elhaida doli me gjoksin jashtë në Eurovizion, njësoj si gazetaret e mia. Iu ndryshon vetëm numri i gjoksit

Mediale Vip

Edhe Elhaida doli me gjoksin jashtë në Eurovizion, njësoj si gazetaret e mia. Iu ndryshon vetëm numri i gjoksit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:14

Pas disa kohësh në ‘hije’, humorist Ismet Drishti në fakt po planifikonte të realizonte ëndrrën e tij, një televizion ndryshe. “Zjarr TV” iu shtua javën e kaluar listës së televizioneve, por emsionet e tij nuk kanë asnjë lidhje me atë që jemi mësuar të shohim në kanalet shqiptare.

Në një intervistë për “Java News”, drejtori i televizionit “Zjarr”, Ismet Drishti, tregon idenë e tij dhe atë që fshihet pas veshjes së spikereve të emisionit.

Për të promovuar televizionin e tij nuk iu desh asnjë reklamë, por vetëm publikimi i videove të emisionit të parë “360 gradë” në internet.

Dekolteja e dy spikerave të emisionit, ndau median dhe opinionin publik në dy kahe, në ato që e mbështesnin dhe në ato që e përbuznin këtë ide. Por ajo që kërkonte të përcillte Drishti përmes këtij veprimi, qëndronte përtej ‘syrit’.

“Idea lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdorë si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re. Këtë reagim e prisja shumë mirë. Se kundra ka për Pavarotin. Në një emision, moderatori më tha: “Mos u mërzit se kundra ka dhe për Zotin”, shprehet Drishti për “Java News”.

Për të treguar që dekolteja nuk ka asgjë jashtë të përditshmes, drejtori i “Zjarr TV” bën edhe një krahasim.

“Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë. Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”, thotë Drishti.

I pyetur lidhur me reagimin e medias, ai e lidh me dashakeqësinë.

“Nëse dekoldeja është nudo, atëherë po nudo çfarë është? Ka dashakeqësi dhe hipokrizi mes televizioneve. Ky është realiteti i mediave shqiptare, ka dashakeqësi mes kolegëve. Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drjetoi i “Zjarr TV”.

Ndërkohë që thekson se, televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur se:

“Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.

Drishti tregon se televizioni është gejneralist, do të ketë nga të gjitha programet, të cilat do të bazohen tek risia dhe humori. Programe të reja do të ketë vazhdimisht, por nuk do të promohen të gjitha përnjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat