Beti Njuma replikon me spikeren e zhveshur: Mos shkel mbi veten!

Mediale Vip

Beti Njuma replikon me spikeren e zhveshur: Mos shkel mbi veten!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:32

Spikeret tradicionale nuk e pranojnë dot trendin e “Zjarr TV”, ku koleget e tyre i japin lajmet me gjoks të zhveshur. Pas intervistës së Enki Braçajt për “Panorama”, njërës nga folëset provokuese të lajmeve në këtë televizion, ka reaguar spikerja e “Top Channel”, Beti Njuma. Ajo ka “replikuar” përmes Facebook-ut me 21- vjeçaren Enki Braçaj të “Zjarr TV”, së cilës madje i ngatërron edhe emrin dhe e quan Enxhi.

Sipas Beti Njumës, ajo çfarë thotë Enki jep për publikun bindjen e gabuar se ato spikere që ia kanë dalë (përfshirë Betin), pale ç’kanë bërë. Më tej, folësja e lajmeve në “Top Channel” bën një Pas intervistës në “Panorama” të Enki Braçaj, plas debati mes spikereve Beti Njuma replikon me spikeren e zhveshur: Mos shkel mbi veten! retrospektivë se si ka arritur në atë pozicion pune dhe se asnjëherë nuk ka shkelur mbi veten.

“As ti mos e bëj!”, i drejtohet Beti Njuma, Enki Braçajt. Për më tepër lexoni statusin e saj në profilin personal të Facebook-ut. Ja çfarë shkruan: “Dua t’i them Enxhit dhe shumë vajzave të tjera si Enxhi se kjo jo vetëm nuk është aspak e vërtetë, por krijon përfytyrimin dhe bindjen kryekëput të gabuar se NE që ia kemi dalë mbanë në këtë profesion, pale ç’kemi bërë! E dashur Enxhi, po të them me sinqeritetin më të madh, asnjë nga ato “kompromiset” që nënkupton ti! Përkundrazi, unë personalisht kam djersitur shumë dhe më janë dashur vite për të arritur ku jam. Kam punuar që në 6 të mëngjesit në vitet e Universitetit në “Radio Tirana” me honorare qesharake (sa për të blerë çamçakëzë kur thoshte një miku im), kam bredhur kudo nëpër Shqipëri kur e ka dashur puna, kam provuar terrenin në zhegun e verës dhe në kulmin e thellimit. Kam marrë pa fund kënaqësi profesionale, por edhe kam qarë, jam mërzitur, më kanë hequr nga puna, më kanë futur shkopinj nën rrota, kam gjetur shumë dyer të mbyllura dhe ndonjë edhe më është përplasur surratit. Kam pasur fat që kam punuar me profesionistët më të mirë të gazetarisë, jam krenare për rrugëtimin që kam bërë dhe që kurrë nuk kam shkelur mbi veten! As ti mos e bëj! Rrëzoji paragjykimet, lexo, mëso, puno, mos u dorëzo e mos harro: Rome wasn’t built in a day!”, shkruan Njuma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat