Cozman në gjykatë, rrezikon burgun

Mediale Vip

Cozman në gjykatë, rrezikon burgun

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:22

Pas arrestimit per posedim droge Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, do të dalë para Gjykatës për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Ndonëse ai u arrestua mbrëmjen e së premtes së bashku me të dashurën e tij këngëtaren Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup.

Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej.

Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur para oficerëve të policisë dhe Cozman, i cili ka thënë se lëndën narkotike e posedonte ai dhe qëllimi i vetëm ishte përdorimi vetjak.

Policia e Tiranës ka kërkuar dhe ekspertim biologjik të këngëtarit, për të parë nëse ai është përdorues ose jo i hashashit, ndërkohë që pritet masa e sigurimit në Gjykatën e Tiranës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat