Kujt i tha Adelina Berisha ‘Jo mo’ (Video)

Mediale Vip

Kujt i tha Adelina Berisha ‘Jo mo’ (Video)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 07:18

Adelina Berisha së fundi lansoi këngën dhe videoklipin e saj më të ri të titulluar “Jo mo”, por ende nuk zbulon se kujt ia tha këto fjalë.

Këngëtarja e njohur duket mjaft bukur dhe atraktive në klipin e ri, duke e konfirmuar vetën si njëra ndër femrat më seksi të estradës.

“Jo mo” u përfol si një këngë personale, pasi në tekst ajo përmend fraza si ‘tani më nuk po t’du, jo mo’, ‘sa keq po m’vjen, si t’i ka sa të dush’ dhe ‘vetëm po të le shoqja jote e ngushtë’.

Këto lan përshtypjen se Adelina po ia dedikon këto fjalë një personi, por kush mund të jetë ai?

Kujtojmë që kënga e saj e re po shndërrohet në një nga hitet më të nxehta të verës, duke u dëgjuar në çdo klub anembanë Kosovës. Kënga ka marrë gati gjysmë milionë shikime brenda një javë në ‘Youtube’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat