Big Basta: Shqiptarët të varfër nga mendja dhe shpirti

Mediale Vip

Big Basta: Shqiptarët të varfër nga mendja dhe shpirti

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:33

Ka shprehur keqardhjen e tij për vrasjen e çiftit cek në Shqipëri reperi Big Basta, përmes një postimi në facebook, si dhe i ka ngushëlluar familjet e tyre.

Ai ka thënë se i vjen shumë keq për ata që u vranë por edhe për shqiptarët që janë të varfër për nga mendja dhe shpirti dhe po e përdhosin emrin Shqipëri.

“S’kam asnjë fjalë tjetër përveç keqardhjes që ndjej në radhë të parë për familjet e këtyre dy të rinjve që e donin kaq shume vendin tonë, dhe në radhë të dytë ndjej keqardhje për disa vendas që kurrë s’kanë për ta dashur dhe kurrë se kane dashur vendin tone, saqë kontribuojnë gjithmonë e më shumë në përdhosjen e emrit Shqipëri. Shkaku kryesor, varfëria e mendjes e shpirtit dhe e shtëpisë”, ka shkruar Big Basta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat