Revoltohen familjarët e Bobbi Kristina

Mediale Vip

Revoltohen familjarët e Bobbi Kristina

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:43

Familjarët e Bobbi Kristina Brown janë revoltuar pamasë, pasi prej ditës së djeshme, po qarkullon një foto 22 – vjeçares në shtratin e vdekjes.

Ishte portali amerikan TMZ që raportoi fillimisht se një i afërm i familjes i kishte ofruar t’i shiste foton e Bobbi Kristina. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e ashpër të familjarëve të vajzës, të së ndjerës Whitney Houston.

Në një reagim të sajin, halla e Bobbi Kristina, Leolah Brown, e konsideroi një shkelje të rëndë të privacisë, ndërsa tha se askush nuk do të mund ta blejë këtë foto.

Në këtë imazh mësohet se shfaqet dikush që qëndron pranë shtratit të Bobbi Kristina, e cila ndodhet prej 6 muajsh në koma pasi u gjet pa ndjenja të vaskë. Javën e shkuar ajo u trasferua në një hospis për shkak të përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, ndërsa familjarët e saj thanë se tashmë ajo është në duart e Zotit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat