Reagon menaxhmenti: Dafina nuk ka kopjuar këngën

Mediale Vip

Reagon menaxhmenti: Dafina nuk ka kopjuar këngën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:44

Menjëherë pasi këngëtarja, Dafina Zeqiri publikoi këngën e re 'Te ti' u akuzua se e kishte vjedhur këngën.

Por Adam Reeves ka mohuar kategorikisht se kënga e “Te ti” e Dafina Zeqirit është e kopjuar.
Adam është menaxher i DJ Sardit, producentit që realizoi këngën e fundit të Dafinës, në një proncim për Telegrafi ka mohuar duke thënë se pavarësisht ngjashmërive, “çdo gjë është orkestruar dhe kompozuar enkas”.
“Dua të sqaroj se kënga absolutisht nuk ka lidhje me krahasimin e bërë. Vetëm në kategori të muzikës ngjasojnë, por asnjë e përbashkët nuk gjendet mes tyre”, ka thënë ai.
“Frymëzimi mund të merret nga çfarëdo, por rëndësi ka që në fund të fundit kënga është realizuar 100 për qind me elemente të prodhuara enkas dhe që nuk janë ‘sample’ të thjeshta të marra në interneti”.
“Çdo gjë është orkestruar dhe kompozuar enkas dhe melodia është realizuar nga Dafina”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat