Spikerja me gjoksin jashtë: Kjo është revolta jonë! (Video)

Mediale Vip

Spikerja me gjoksin jashtë: Kjo është revolta jonë! (Video)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:10

Ka bërë shumë përshtypje në rrjetet sociale një prezantuese, e cila del me gjoksin jashtë për të dhënë lajmet në televizionin e ri Zjarr TV.

Po kush është kjo vajzë?

“Më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë,” thotë ajo për gazetën Panorama.

“Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, por kam konstatuar se ka qenë shumë e vështirë”, shton ajo.

E pyetur se përse e pranoi këtë ofertë, ajo thotë: “Jam e sigurt që çdokush në vendin tim do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam”.

Enki thotë se ofertën ia bëri pronari i televizionit, Ismet Drishti.

“Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit,” thekson ajo.

“Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër”.

“Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV”.

“Mediat e huaja na kanë vlerësuar,” thotë ajo.

“Hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë”.

“Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas”.

Enki thotë se familja e ka mbështetur, edhe pse janë mërzitur me komentet online.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat