Nesër, Miss Shqipëria 2015 (Foto)

Mediale Vip

Nesër, Miss Shqipëria 2015 (Foto)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 08:49

Ka arritur fundin turi i vajzave të edicionit të këtij viti të “Miss Shqipëria”. Tridhjetë konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe ku janë të lexueshme miqësitë e lindura përgjatë këtyre javëve, bukuroshet shqiptare kanë prekur tokën dhe detin, nga veriu në jug.

Tanimë grupi është stacionuar në Voskopojë, ku mbrëmjen e së dielës do të mbahet spektakli i madh dhe ku mbretëresha në fuqi e bukurisë, Anisa Petrela, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër mbretëreshe që do të zgjidhet në skenën gjigante të ngritur në natyrë, në këmbët e Kishës së Kryeëngjejve në qytezën më histori qindra vjeçare.

Dhe ndërsa vajzat janë të impenjuara me klipet, këtë vit të konceptuara nën titullin, “Mal, Det, Lumë”, stafi i “Deliart Association” ka mbyllur edhe detajet e spektaklit që transmetohet të dielën e 5 korrikut. Në mbrëmjen që do të prezantohet nga Zamira Kita dhe Enkel Demi, aktori Herjon Mustafaraj do të interpretojë bashkë me vajzat konkurrente një musikal të shkruar nga Shpëtim Saraçi, mbi motivet e këngës së njohur “Luleborë”.

Gjithashtu këngëtarja Manjola Nallbani do të interpretojë në skenën e bukurosheve shqiptar e këngën e saj të re, siç do të jenë të ftuar edhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti dhe Devis Xherahu.

Eli Fara do të ngjitet në skenën e Voskopojës gjithashtu me këngën e saj të re dhe klipin e realizuar me vajzat konkurrente të këtij viti.

Neki Emra, fitues i “Netëve të Klipit Shqiptar”, i mbajtur para pak javësh në Ulqin do të interpretojë gjithashtu në spektaklin, skenari i të cilit mban firmën e Alda Bidës dhe Kozeta Kurtit. Pjesë e spektaklit do të jenë edhe vetë vajzat konkurrente për koreografinë e të cilave është kujdesur balerina, Olta Ahmetaj.

E pranishme në event është gjithashtu edhe Miss Santa Ana Pilar, organizatore zyrtare e Miss Globe 2015 në Toronto të Kanadasë, gjithashtu producente e Miss Globe Kanada. Ajo do të ndjekë nga afër përzgjedhjen e “Miss Shqipëria 2015”, e cila në fundvjeshtën e këtij viti do të udhëtojë drejt Torontos bashkë me stafin shqiptar të Deliart Association, i cili do të kryesojë për herë të parë punën në një event ndërkombëtar, jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kështu pritet të përmbyllet edicioni i këtij viti i “Miss Shqipëria”, i cili deri në mbërritjen e destinacionit final ndoqi rrugëtimin e zakonshëm nëpër Shqipëri.

Udhëtimi ka nisur nga Tirana, pas tre ditësh të kaluara nëpër vizita në zonat përreth, përfshirë edhe Kodrën e Kuajve në Durrës, ku fotografi Pirro Kasemi ka realizuar edhe setin fotografik të revistës së “Miss Shqipëria”. Është prekur bregdeti në Plazhin e Lalzit dhe kompleksin Lura dhe më pas grupi i është drejtuar Kepit të Rodonit dhe një vizite mbresëlënëse në Kalanë e Skënderbeut. Turi ka vazhduar më pas me një eksperiencë të re për “Miss Shqipërinë”. Pas një vizite në Çorovodë, ku vajzat kanë shijuar qytetin e pastër dhe mikpritjen e jashtëzakonshme dhe në Poliçan, ato kanë shijuar mrekullitë e Osumi t.Në bashkëpunim me Outdoor Albania bukuroshet e këtij viti kanë shijuar një tur të plotë rafting për ta lënë më pas këtë eksperiencë dhe për të shijuar në vijim bukuritë turistike dhe historike të Beratit. Grupi i është drejtuar më pas Himarës për një tjetër program turistik dhe më tutje në Pashaliman dhe Karaburun, ku kanë shijuar bukuritë e detit. Destinacioni i fundit ka qenë Elbasani, i cili është përmbyllur me udhëtimin e fundit në Voskopojë, e zgjedhur këtë vit nga Petri Bozo për të kurorëzuar më të bukurën shqiptare, e cila do të na përfaqësojë në “Miss Globe” që do të mbahet në Kanada, nga i njëjti staf artistik shqiptar, i drejtuar nga Bozo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat