Cozman dhe Tuna nuk janë arrestuar, vetëm janë ndalur nga policia e trafikut (Foto)

Mediale Vip

Cozman dhe Tuna nuk janë arrestuar, vetëm janë ndalur nga policia e trafikut (Foto)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 07:04

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, dhe këngëtarja Tuna, kanë mohuar në mënyrë të përbashkët arrestimin e spekuluar nga disa media për mjete narkotike.

Disa media kishin raportuar se Cozman dhe Tuna janë arrestuar në Tiranë, për siç u tha posedim të mjeteve narkotike.

Megjithatë, menaxhmentii këngëtarëve me anë të një komunikate për media kanë mohuar kategorikisht një informacion të tillë, duke përmendur vetëm një ndalje nga policia dhe jo arrestim, për mos respektim të rregullave të komunikacionit.

Nuk është hera e parë që artistët detyrohen të dalin me komunikata publike pas raportimeve kontraverse të mediave shqiptare.

Komunikata e plotë e Cozman dhe Tunës:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat