Kim: Nuk jam aq e marrë sa ta rrezikoj fëmijën me botoks

Mediale Vip

Kim: Nuk jam aq e marrë sa ta rrezikoj fëmijën me botoks

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 00:14

Kim Kardashian ka hedhur poshtë shkrimet nëpër tabloidet e ndryshme se ajo iu është nënshtruar procedurave estetike, përkundër se është në pritje të fëmijës së dytë.

“Nuk përdor mbushës ose botoks gjatë shtatzënisë, ashtu siç raportojnë disa tabloide, duhet të mos jesh mirë me mend që ta rrezikosh fëmijën tënd në atë mënyrë!”.

“Kushdo që ka qenë shtatzënë ose ka shtuar në peshë, e di se fytyra të ndryshon në tërësi! Hunda më zmadhohet, faqet bëhen më të mbushura dhe buzët më fryhen”.

“Sfida është që ta përshtatësh makijazhin për të më bërë të ndihem normale dhe ne do t’i tregojmë truqet tona në KimKardashianWest.com”, ka shkruar bukuroshja në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat