P. Diddy i shpëton burgut; del i pafajshëm

Mediale Vip

P. Diddy i shpëton burgut; del i pafajshëm

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 23:01

Si duket P. Diddy do t’ja dalë pa u lagur nga pretendimet për sulm të ngritura pak kohë më parë, nga trajneri i djalit të tij Justin.

Zyra e prokurorit të Los Angelesit ka vendosur të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj reperit 45-vjeçar, i cili me herët gjatë muajit qershor u arrestuar me pretendimin se kishte sulmuar me grushta San Alosi, trajnerin e skuadrës së futbollit ku luan edhe i biri.

Hitbërësi i “Bad Boy For Life” ka shprehur sërish për NBC News se incidenti i ndodhur ishte vetëm në kuadrin e vetëmbrojtës, duke qenë se trajneri në fjalë tregoi mosrespekt ndaj P. Diddy-t jo vetëm me fjalë por edhe me gjeste!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat