Në sekondin e fundit pranë familjes

Mediale Vip

Në sekondin e fundit pranë familjes

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:17

Para disa kohësh Facebook-u më ka mbyllur një fan page. Aty kam pasur shumë ndjekës, por edhe tani marr mesazhe pafund e jam në kontakt me adhuruesit e mi çdo ditë.

Fjalë pak e punë shumë, madje një nga repërët më të ndjekur sidomos në rrjetet sociale. Ai ka një pseudonim shumë të çart, ashtu si edhe e thërrasin dhe e njohin si Çartani, e në të vërtetë shumë pak ose të rrallë janë ata që e dinë se artisti quhet Judovnik Boshnjaku. Sapo ka sjellë një këngë që po pritet mjaft mirë me një klip shumë interesant me titull “Një sekond”, e në rrëfimin e tij për ”Bota sot” ne i marrin disa minuta ku nuk ka dëshirë të flasë shumë për emra reperësh të tjerë, por tregon se si i ka marrëdhëniet me fansat, a ndodh që ta heqë një këngë të ndonjë kolegu mjafton që e dëgjon vetëm një sekond, e projektet e tij më të reja pas këngës verore.

“Bota sot”: E dimë se sekondin e ke të çmuar por ne po t’i marrim disa minuta?

-Me gjithë kënaqësi.

“Bota sot”: Një sekond si po ecën, pak më ndryshe kjo këngë?

-Kënga po ecën shumë mirë, publiku po e pëlqen dhe po marrë komplimenta çdo ditë.

“Bota sot”: E nëse do të kishe vetëm një sekond jetë çfarë do të doje të bëje?

-Do të doja të isha pranë familjes në atë sekond.

“Bota sot”: E për një sekond a mund ta bësh për vete ose të të bëjë një vajzë?

-Varet ndoshta edhe më pak mjafton..(Qesh).

“Bota sot”: E ndodh që mjafton një sekond e dëgjon një këngë dhe e heq?

-Shpesh herë.

“Bota sot”: E cilit reper ka qenë ajo këngë që e ke dëgjuar aq pak?

-Mund të jetë edhe e ndonjë rrokeri..(Qesh).

“Bota sot”: Ke një studio tënden po krijon këngë edhe për të tjerë, apo vetëm për labelin tend?

-Punoj për labelin, por edhe për njerëz që janë të interesuar.

“Bota sot”: I beson klikimeve, pëlqime në internet?

-Natyrisht që të mijave po.

“Bota sot”: E vërtetë që ty të dëgjojnë shumë dhe ke shumë ndjekës në rrjetet sociale?

-Para disa kohësh Facebook-u më ka mbyllur një fan page. Aty kam pasur shumë ndjekës, por edhe tani marr mesazhe pafund e jam në kontakt me adhuruesit e mi çdo ditë.

“Bota sot”: I takon shpesh ata ndonjë fans/e të çmendur a ke?

-Po kam shumë fansa të çmendur, e sa herë të më jepet edhe tu jepet rasti i takoj.

“Bota sot”: Vera do të kalojë me një këngë vetëm, po ndonjë projekt tjetër, ndonjë duet ndoshta?

-Unë po punoj dita-ditës për projekte të reja. Edhe bashkëpunime do ketë, por çdo gjë ja lë kohës./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat