Meghan Trainor në telash: Anullon koncertin!

Mediale Vip

Meghan Trainor në telash: Anullon koncertin!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:52

Pas Sam Smith tani edhe Meghan Trainor ka pësuar një hemorragji në kordat vokale. Bjondja bukuroshe pritej të fillonte turneun e saj “MTrain Tour” më 3 korrik në Atlantic City megjithatë përmes një postimi në Twitter sqaroi se është detyruar t’i anullojë 2 koncertet e saj të para, me urdhër të mjekut.

Sipas saj, doktorët e kanë këshilluar për disa ditë pushim, në mënyrë që të mos i sforcojë kordat deri sa të jenë shëruar plotësisht.

Autorja e hitit “All About That Bass” i kërkoi falje të gjithë fansave, duke thënë se shpreson që të rikthehet tek ta brenda datës 9 korrik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat