Kanye West më në fund do të qeshë!

Mediale Vip

Kanye West më në fund do të qeshë!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:54

Si duket albumi i ri i Kanye West nuk do të këtë asnjë lidhje me atë të mëparshmin të publikuar në vitin 2013-të. Sipas reperit 38-vjeçar albumi i ardhshëm nën titullin “SWISH” do të jetë më i gëzueshëm dhe me më pak drama.

Teksa ka folur për Q Magazine, Kanye ka treguar se në këtë album nuk do të ketë protesta apo shfryrje mllefesh, sikurse dëshiron që t’i dhurojë fansave një anë tjetër të muzikës së tij. “All Day” ishte singëlli i parë i albumit, i cili u lancua gjatë Brit Awards, një këngë e punuar nga mjeshtri Paul McCartney, për të cilën u deshën 10 muaj që të realizohej!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat