Nick Jonas bashkohet me Ariana Grande!

Mediale Vip

Nick Jonas bashkohet me Ariana Grande!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:45

U bë vite që njihen, kështu që nuk është për t’u habitur teksa Nick Jonas tregoi se ka shkruar së bashku me Ariana Granden disa këngë në kohën kur ajo filloi karrierën e saj në muzikë. Ish ylli i Jonas Brothers nxiti kështu dyshimet se mes tyre mund të realizohej shumë shpejt një duet, ndërsa pranoi se kjo mundësi nuk është për t’u përjashtuar.

Aktualisht të dy artistët janë duke xhiruar episode për serialin horror komedi “Scream Queens”, i cili do i gjejë artistët në rolin e aktorëve për plot 15 episode. Nuk është se e kanë dhe për herë të parë pasi kujtojmë se ty dy janë shfaqur suksesshëm në seriale për adoleshentë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat