A do ta vazhdojnë romancën Kasami dhe Scherzinger?

Mediale Vip

A do ta vazhdojnë romancën Kasami dhe Scherzinger?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:33

Pajtim Kasami, ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave botërore në saje të një romance me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Ata u panë shumë të afër në plazhet greke, madje edhe në një moment u fotografuan duke u puthur në një jaht.

Por, një mik i këngëtares britanike mohon se kjo dyshe është në lidhje.

“Nicole ka festuar ditëlindjen me mikeshat e saja. Kasami është mik i mikut të saj në Mykonos të Greqisë. Nuk ka asgjë mes tyre”, tha një mik i Nicoles, e cila gjendet aktualisht në New York.

Mbetet të shihet nëse futbollisti shqiptar dhe ish e dashura e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton do të vazhdojnë romancën e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat