Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi” (Video)

Mediale Vip

Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi” (Video)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:14

Kjo është Erza Muqolli, vogëlushja 9-vjeçare, që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. 9-vjeçarja nga Drenasi i Kosovës, mori pjesë në talent show-n francez, “La France a un incroyable talent” (Franca ka një talent mahnitës).

Por edhe pse nuk fitoi, duke marrë vetëm vendin e tretë në këtë konkurs, Erza ka mahnitur me zërin e saj jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë francez, aq sa mediat e krahasuan me një Celine Dion të vogël.

E veçanta e prezencës së Erza Muqollit në këtë spektakël muzikor qëndronte jo vetëm tek talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, duke i mahnitur të gjithë, aq sa edhe publiku ”i ftohtë” francez i gjendur në salë, nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare.

Këtë radhë Erza ka zgjedhur një mënyrë më origjinale dhe të drejtpërdrejtë. Përmes një video të realizuar ekskluzivisht për JavaNews.al, 9-vjeçarja shqiptare ka vendosur të përshëndesë të gjithë shqiptarët.

Dhe vogëlushja e bën këtë në mënyrën më të mirë. E veshur e tëra kuqezi, ajo ka interpretuar mrekullisht këngën e kthyer në hit për popullin shqiptar “Kuq e Zi”.

Me një fytyrë engjëllore, dhe me një zë mahnitës, Erza Muqolli tregon se ndihet krenare që është shqiptare, dhe se këtë gjë do ta tregojë gjatë gjithë karrierës së saj që duket mëse e ndritur. Dhe konkursi muzikor në Francë duket të jetë vetëm fillimi.

Përveç këtij mesazhi video, Erza e vogël ka dhënë një intervistë interesante për revistën Java, e cila do të publikohet të shtunën në faqet e revistës. Mos e humbni rastin për t’u njohur me një talent që do të bëjë të flitet shumë për të në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat