Bukuria vdekjeprurëse: Ish-Miss i Bosnjës e lidhur në 5 vrasje dhe miliona euro grabitje!

Mediale Vip

Bukuria vdekjeprurëse: Ish-Miss i Bosnjës e lidhur në 5 vrasje dhe miliona euro grabitje!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:06

Ajo ka ikur nga Bosnja dhe Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014 dhe pas një urdhër-arresti ndërkombëtar ajo u arrestua në Kroaci.
Kroacia ka ekstraduar tek autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Slobodanka Toshiqin (29 vjeçare), e cila është e kërkuar atje për pjesëmarrje në një grup të krimit të organizuar, ka thënë Prokuroria e BiH në Sarajevë, transmeton Indeksonline.
Toshiq është një nga personat e akuzuar në rastin e emëruar si “Kukulla”.
Padia kundër saj i referohet pesë vrasjeve dhe disa grabitjeve që kanë vlerën e 4.5 milionë euro.
Ajo është ish-Miss i BiH dhe ka pozuar si lepurushe e PlayBoy. Ajo njihet si ish e dashura e Darko Elez-it i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra tjera penale në Bosnje dhe Serbi.
Bashkë me Toshiq-in, në listë janë edhe 32 njerëz tjerë që kanë akuza të njëjta.
Mediat kanë bërë lidhjen e saj me një vrasje që dyshohet se i është bërë konkurrentit të Darko Elez-ovitm Gjorgje Zhdral me të cilin ishte në një kohë në lidhje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat