Kylie Jenner largohet nga çatia e familjes Kardashian

Mediale Vip

Kylie Jenner largohet nga çatia e familjes Kardashian

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 00:21

Nuk ka duruar sa të mbushë 18 vjeç dhe Kylie Jenner është shpërngulur tashmë në shtëpinë e saj te re. Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" kishte thënë se do të largohej nga çatia e nënës së saj Chris, pas ditëlindjes së 18-të në muajin gusht, por ja që planet kanë ndryshuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 17-vjeçarja, e cila ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto të shkrepur në shtëpinë e re, e shoqëruar nga e motra Khloe. Thuhet se vila ka një sipërfaqe prej 4900 metrash katrorë dhe kushton plot 2.7 milionë dollarë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat