Shakira 'lan hesapet' me miliarderin kandidat për postin e Presidentit

Mediale Vip

Shakira 'lan hesapet' me miliarderin kandidat për postin e Presidentit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 23:43

Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka deklaruar hapur nëpërmjet një statusi në Twitter 'antipatinë' ndaj kandidatit republikan për presidencën e ShBA-së, Donald Trump. Ajo e ka akuzuar Trump se në fjalimin e tij kishte nota racizmi dhe urrejtjeje për emigrantët.

“Ky është një fjalim racist dhe i mbushur me urrejtje, me qëllim për të ndarë në dy pjesë vendin që për vite ka promovuar diversitetin dhe demokracinë. Askush që jeton në këtë shekull, nuk duhet të durojë kaq shumë injorancë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Biznesmeni biliarder që po i hyn politikës është kritikuar rëndë pasi ka akuzuar si fajtorë emigrantët meksikanë për rritjen e kriminalitetit, përdhunimeve dhe drogës në Amerikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat