Schwarzenegger i bën një pyetje Zuckerbergut...

Mediale Vip

Schwarzenegger i bën një pyetje Zuckerbergut...

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:18

Në orët e para të së mërkurës, Mark Zuckerberg iu përgjigj pyetjeve të shumë prej ndjekësve në faqen e tij në Facebook. Dhe njëri prej atyre që bëri pyetje ishte edhe Arnold Schwarzenegger.

Pyetja e Arnold nuk ishte në lidhje me risitë e fundit të Facebook dhe as për ndonjë bashkëpunim të mundshëm në ndonjërin prej filmave të ardhshëm të tij, por kishte të bënte me përditshmërinë e Zuckerberg dhe nëse ka kohë të stërvitet.

“Mark, gjithmonë u them njerëzve se askush nuk është aq i zënë sa të mos stërvitet, sidomos nëse edhe Presidentët gjejnë kohë. Ti je njëri prej djemve më të zënë në planet, dhe brezat e rinj mund të ndikohen më shumë nga ti, se sa nga një prift, prandaj më thuaj, sa ke kohë për t’u stërvitur?”, ka pyetur Schwarzenegger.

Nuk ka vonuar përgjigjja e krijuesit të Facebook, që ka treguar se frekuenton palestrën tre herë në javë dhe shëtit qenin e tij.

“Të jesh në formë të mirë është një gjë shumë e rëndësishme. Të jesh në formë do të thotë të kesh më shumë energji për të punuar. Gjithmonë sigurohem të shkoj tre herë në javë në palestër, ndërsa gjëja e parë që bëj sapo zgjohem në mëngjes është të shëtis qenin tim, dhe eci shumë”, është përgjigjur Zuckerberg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat