Kim Kardashian zbulon sekretin shokues për tumorin në tru të së motrës

Mediale Vip

Kim Kardashian zbulon sekretin shokues për tumorin në tru të së motrës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:05

Kim Kardashian ka zbuluar një sekret shokues rreth motrës së saj të vogël Kylie Jenner.

Ajo ka thënë se familja Kardashian dhe Jenner kishin kaluar një frikë të madhe gjatë një krizë shëndetësore të 17 vjeçares.

Ajo ka shpjeguar se Kylie ishte shumë e sëmurë dhe kishte kaluar ‘rreth një muaj’ në spital dhe doktorët kishin thënë se Kylie mund të kishte tumor në tru, transmeton Express.

Kjo kishte ndodhur kur Kim ishte adoleshente, dhe se tani motra e saj është e shëndetshme dhe mirë si kurrë më parë.

Ngjarja u tregua nga Kim, për të shpjeguar vizitat e saj të shpeshta në spitalet për fëmijë, dhe ndihmën që ajo ofron për të vegjlit e sëmurë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat