Rihanna adopton një këlysh qeni të gjetur në banjën e lokalit të natës

Mediale Vip

Rihanna adopton një këlysh qeni të gjetur në banjën e lokalit të natës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:00

Pas një nate feste në Los Angeles, Rihanna është zgjuar të nesërmen duke u kujdesur për një këlysh qeni.

Këngëtarja 27- vjeçare ndodhej në një klub nate, kur teksa ka shkuar në tualet ka gjetur një këlysh, të cilin ka vendosur ta marrë në shtëpi.

Në një video të xhiruar nga një prej miqve të këngëtares, Riri shpjegon, “e gjeta këtë qenush të vogël diku në tualet, ai vrapoi drejt meje dhe zgjodha të mos i ndahem më”.

Pas kësaj ylli i popit shkoi në dyqan për të blerë gjithçka është e nevojshme për të shpëtuar qenin e braktisur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat