Vështirë për ta gjetur Adamin e vërtetë

Mediale Vip

Vështirë për ta gjetur Adamin e vërtetë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:48

Që është më trendi s’ka diskutim por jo që më shumë se më shkon, është muzika që unë kam dashur të bëj që në fëmirinë time dhe jam e lumtur që ja arrita.

Kur ajo erdhi fort në skenë të gjithë e dëgjuan dhe e komentuan dhe u prit mjaft mirë, por këndonte edhe më parë një tjetër rrymë muzikore, dhe këtë nuk e mohon kurrë. Por tani siç vetë protagonistja jonë na tregon se ky ka qenë stili që e ka ëndërruar që kur ishte e vogël. E kemi fjalën për këngëtaren Eva Ndoja e cila në rrëfimin e saj për “Bota sot” na tregon se pse kohët e fundit po shohim më shumë në Prishtinë, a ka ajo mike artiste dhe kujt ia din për nder për rikthimin e saj shumë të fortë në skenë?.

“Bota sot”: Eva të shohim më shumë në Prishtinë, ke vendosur të jetosh këtej?

- Po një pjesë të madhe të kohës ja dhuroj Prishtinës kur kthehem këtej, pasi puna më lidh normalisht, por edhe sepse e dua shumë Kosovën, nuk kam vendosur asgjë por kurrë si dihet..(qesh).

“Bota sot”: Ke ardhur bukur me këngët e reja, kujt ia di më shumë për nder?

- Po është e vërteë, gjithçka më ka shkuar siç e kam dëshiruar, kjo falë vullnetit dhe angazhimit tim e normal meritë është edhe e njerëzve që më rethojnë, që punoj me ta.

“Bota sot”: Ti ke kënduar edhe më parë, madje edhe muzikë popullore e vërtetë?

- Po është e vërtetë, e kam thënë disa herë dhe e them prapë kam kënduar vite të tëra “live” edhe turbofolk.

“Bota sot”: Do të thotë kjo që ky stil i këngëve të fundit të shkon më shumë, apo është më trendi?

- Që është më trendi s’ka diskutim por jo që më shumë se më shkon, është muzika që unë kam dashur të bëj që në fëmirinë time dhe jam e lumtur që ja arrita.

“Bota sot”: Por nuk është se vetëm po të dëgjojnë edhe po të lakojnë sik femër seksi, kjo do të thotë për ty..?

-Asgjë interesante, diçka që e kam dëgjuar shumë shpesh.

“Bota sot”: Po menaxhohesh nga kompania e Zzap dhe Criss, apo je ndarë nga ata?

- Jo unë s’jam menaxhuar ndonjëherë nga ata, i kam thjeshtë producentë, i bëj këngët tek ata dhe do vazhdoj të punoj me ta, i kam miqë të mirë.

“Bota sot”: Cila është ajo artiste femër që po të përkrah ose të paktën të komplementon?

- S’është asnjëra, gjithçka e bëj vetë, nuk është dikush, por mormal kam miq të mirë rreth meje.

“Bota sot”: Mendon se edhe të kanë zili për kthimin tënd të fuqishëm në treg?

- Se kam menduar ndonjëherë këtë, nuk e di.

“Bota sot”: Eva është nga Shqipëria, kontretisht ku ka lindur dhe ku jeton më tepër?

- Unë kam lindur në qytetin e Lezhës, shumë e vogël pastaj jemi shpërngulur në Tiranë ku atje jetoj, por kam vite që jetoj në Zvicër. Normalisht vetëm pushime kthehem edhe pse tani do i dedikoj më shumë kohë e dashuri vendit tim.

“Bota sot”: E një Eva e bukur si ti, a ka ndonjë Adam?

-(Qesh).. Jo Eva nuk e ka Adamin, shumë e vështirë për ta gjetur, ende nuk ka dalë Adami i vërtetë.

“Bota sot”: Ndonjë këngë të re, dhe a kanë nisur ofertat për koncertet verore?

-Po gjithmonë jemi me projekte të reja në mendje, normale do i lë pak hapsirë këngës qe sapo ka dalë ta shijojnë, ndërkohë që përgatitem për projektet e radhës. Oferta kam pasur shumë por njëherë nuk do mbaj koncerte, kam shumë punë për të bërë që në fund të mar atë që dua./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat