Eminem bashkëpunim me reperin shqiptar Action Bronson

Mediale Vip

Eminem bashkëpunim me reperin shqiptar Action Bronson

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:47

Eminem ka vendosur që të bëjë bashkë disa prej emrave më të njohur të muzikës për realizim e kolonave zanore (soundtrack), të filmit “Southpaw”. Ndër to, është edhe reperi me origjinë shqiptare Arian Asllani, i njohur me emrin e artit si, Action Bronson.

Eminem do të vijë me katër këngë të tij të realizuara për këtë film, ku luan gjithashtu artistja tjetër me origjinë shqiptare Rita Ora, si dhe 50 Cent.

Action Bronson vjen me një bashkëpunim me Joey Bada $$, ndërsa listës së këngëve të realizuara për “Southpaw”, i janë bashkuar emra të tjerë, si The Weeknd, Notorious B.I.G e Gwen Stefani.

Filmi tregon historinë e Billy Hope (Gyllenhaal), një boksier profesional që duhet të rindërtojë jetën e tij pas vrasjes së bashkëshortes dhe rrëmbimit të vajzës. “Southpaw” do të dalë në kinema në Korrik të 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat