"Çmenduria" e Ermalit, lyen sqetullat me shalqi në mes të restorantit (Video)

Mediale Vip

"Çmenduria" e Ermalit, lyen sqetullat me shalqi në mes të restorantit (Video)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:42

Ermal Mamaqi ka postuar edhe një video me një tjetër çmenduri të tij, duke iu kthyer sërish temës së djersës.

Ai ka këshilluar shqiptarët që ta përdorin shalqirin jo vetëm për ta ngrënë, por edhe për t’i lyer sqetullat.

Në videon e shkurtër, aktori shqiptar shfaqet në një restorant ku pasi kafshon shalqirin, fërkon me të sqetullat e tij, që fatmirësisht i ka të rruara, ndryshe nga mjekra.

Ai ka këshilluar njëjtë të veprojnë të gjithë “djersitët”, pasi është i bindur se kështu do të pakësojnë djersitjen e kësaj vere dhe erën e keqe, si dhe do të shpëtoni jetë.

“Për gjithë djersitësit e kësaj vere… Shpëto një jetë, përdor shalqi!”, ka shkruar ai nën videon e postuar në rrjete sociale.

Ermali aktualisht është në pushime në Turqi së bashku me bashkëshorten e tij Amin dhe djalin e tyre.

Për gjithë djersitësit e kësaj vere... Shpëto një jetë, përdor shalqi!#vastour #rixospremiumtekirova

Posted by Ermal Mamaqi on Tuesday, 30 June 2015

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat