Përfundoi martesa 10 vjeçare e Affleck me Garner

Mediale Vip

Përfundoi martesa 10 vjeçare e Affleck me Garner

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 00:54

Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Çifti është ndarë pas kurorëz dhjetëvjeçare, vetëm një ditë pasi festuan përvjetorin e martesës.

“E kemi menduar gjerë e gjatë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’u shkurorëzuar”, ka thënë çifti në një deklaratë të përbashkët për revistën People.

“Ne do të vazhdojmë përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përkujdesjen për fëmijët, privatësinë e të cilëve kërkojmë që ta respektoni në këtë kohë të vështirë”, thuhet më tej.

Aktori 42-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë.

Affleck ka shijuar sukses edhe si aktor, edhe si regjisor.

Ai ka fituar dy çmime Oscar, më 1997 dhe 2013.

Garner, ndërkaq, është fituese e çmimit Globi i Artë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat