Eminem i intervistuari i parë i “Apple Music”

Mediale Vip

Eminem i intervistuari i parë i “Apple Music”

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:36

“Apple Music” është në dispozicion tani për pajisjet me sistem iOS, në përditësimin e sapo hedhur iOS 8.4, ndërsa i pari që do të intervistohet në këtë radiostacion do të jetë reperi i famshëm amerikan, Eminem.

Këngëtari do të jetë në këtë radio në 1 korrik dhe kjo është konfirmuar nga DJ Zane Lowe, pak minuta pas nisjes së transmetimit ‘live’.

“Nuk ka të ftuar, s’ka intervista, asgjë të tillë sot”, ka thënë Lowe në fillim të emisionit të parë në “Beats 1”. “Intervista e parë në këtë radiostacion do të jetë me Eminemin”, ka shtuar ai.

Që prej orës 16:00 të së martës, “Apple Music” ka nisur transmetimet edhe në Britani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat