Avril Lavigne në lotë pas sëmundjes: Jeta më ka dhënë një mundësi të dytë

Mediale Vip

Avril Lavigne në lotë pas sëmundjes: Jeta më ka dhënë një mundësi të dytë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:30

Pas tre vjetësh mungesë nga skenat, këngëtarja e njohur Avril Lavigne ka bërë që të flitet sërish për të, kësaj here pas një interviste ekskluzive të dhënë për emisionin ‘Good Morning America’, ku ishte e ftuar për të rrëfyer betejën e saj me sëmundjen e Lyme-s.

Ajo u diagnostikua me sëmundjen më 2012 dhe që atëhere Avril po lufton për t’u rikthyer në atë që këngëtarja e cilëson si “një jetë e dytë”.

“Ndodhem thuajse në mesin e kthesës, jeta më ka dhënë një mundësi të dytë”. Pas muajsh të tëra vuajtjesh më në fund një specialist ka arritur t’i japë kurën e duhur: “Kur je ekspert e njeh sëmundjen 360 gradë – shpjegoi Lavigne – dhe arrin t’i dallosh simptomat e saj. Po shoh një progres të madh me kurën dhe jam e sigurt se do të shërohem 100%”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat