Britney nuk fal: I kthen reston Iggy-t!

Mediale Vip

Britney nuk fal: I kthen reston Iggy-t!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 21:47

Zënka ndërmjet Britney Spears dhe Iggy Azalea sapo u fut në episodin e saj të dytë. Tani është radha e Britney-t që të kafshojë Iggy-n . Dhe ajo nuk na zhgënjen duke e thumbuar reperen australiane për turin e dështuar të kësaj të fundit.

Pasi Iggy e fajësoi ish princeshën e muzikës pop për dështimin e klipit të tyre, Britney kundërpërgjigjet duke thënë që ajo të paktën ka spektakle të cilat e presin që të kthehen. Qartësisht bukuroshja 33 vjeçare e ka fjalën për turin Great Escape të vitit 2015 që Azalea u detyrua të anullonte. E kemi thënë më parë dhe do ta përsërisim: Mos u kruani me Britney-n!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat