Asnjëherë nuk kam lejuar të më llastojnë

Mediale Vip

Asnjëherë nuk kam lejuar të më llastojnë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 30 qershor 2015 Në ora: 15:15

Realisht më vjen shumë keq, ama më vjen dhe mirë duke dikur që në Shqipëri vuajmë për këngëtarë dhe artistë të vërtetë. E jap me dashurinë më të madhe kontributin tim në këtë treg muzikor që dita ditës po e humb vlerën e fjalës “muzikë”. Muzika është për tu dëgjuar jo për tu parë.

Të takosh personazhin tonë është jo vetëm kënaqësi por edhe bukur teksa dëgjon se si flet se si shprehet. Ajo është mjaft e veçantë në stilin dhe zërin e saj dhe e shesh kudo duke performuar tashmë më e kompletuar me një grup. Ajo vajza e guximshme dhe plot talent e “X Factor Albania” është rritur shumë dhe sapo ka sjellë një këngë shumë të bukur në tregun shqiptar dhe sot për “Bota sot” na tregon jo vetëm për muzikën, por edhe nuk anashkalon asnjë pyetje tonën, qoftë edhe për dashuritë dhe simpatitë e saj. Kjo është Xhesika Polo që për më tej ju ftojmë të lexoni këtë intervistë.

“Bota sot”: E nisim intervistën duke pasur kujdes se me kë po flasim tani, pasi je një Xhesika e rritur?

- Jo se më përpara s’duhej pasur kujdes por gjithsesi tani shumëfishohet kujdesi, (qesh). Nuk ka të bëj fare të qënurit e rritur apo jo me të pasurit kujdes.

“Bota sot”: Por kënga e re ka prekur mirë, ka qenë ndonjë artiste apo koleg që të ka prekur me ndonjë mesazh interesant urues?

- Feedback-u dhe mesazhet kanë qenë të shumta, por ne artistët shqiptar kemi shumë rezerva kur vjen puna për të shprehur pëlqimin e punës së tjetrit. Gjithsesi kënga e ka bërë efektin e saj te njerëzit që pëlqejnë dhe e ndjekin muzikën time.

“Bota sot”: Po komentet dhe pëlqimet në internet për këngën i shikon?

- Sigurisht, sepse më intereson opinioni i fansave, kështu mësoj shumë dhe për projektet që duhet të bëj në vazhdim, rregulloj difektet dhe përforcoj pikat më të forta. Fundja për publikun tonë e bëjmë muzikën dhe sigurisht që opinioni i tyre ka shumë rëndësi.

“Bota sot”: Xhesika tashmë është soliste e një grupi rock, si po shkon?

- Nuk do e quanim veten grup rock, por një kokteil rrymash, synimi jonë është të krijojmë rrymën tonë “Skizo”. Jemi 3 pjesëtar me një background goxha të pasur në muzikën shqiptare, duke nisur nga bateristi dhe menaxheri i grupit Rei Sulejmani dhe tastieristi Frensis Mancka. Jemi një grup i ri që aspirojmë për shumë lart pasi kemi të njëjtin pasion dhe dashuri për muzikën.

“Bota sot”: Je e llastuara nga djemtë e grupit?

- Sigurisht, s’ka si të ndodhi ndryshe dhe është shumë argëtuese, (qesh).

“Bota sot”: Ndërsa e llastuara e babit vazhdon të jesh?

- Fakti që im atë ka treguar përkushtim ndaj meje dhe rrugës që unë kam nisur nuk do të thotë që më ka llastuar, thjesht më ka ndihmuar dhe përkrahur së bashku me mamanë dhe vëllain tim, janë tre bashkëudhetarët e mi në këtë rrugë sa të bukur aq dhe të veshtirë. Por asnjëherë nuk kam lejuar të më llastojnë.

“Bota sot”: Ai është me ty kudo, edhe kur bën një tato, po simpatitë dhe ndonjë dashuri ia tregon atij?

- Po pse jo janë gjëra njerëzore, edhe ne të ashtuquajturit VIP-a dashurojmë.

“Bota sot”: Ndjehesh mirë kur të thonë se i ngjan më shumë Pink apo më shumë tezes, Valbona Memës?

- Ndihem më mirë kur më thonë se i ngjaj Xhesika Polo-s. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh vetvetja.

“Bota sot”: Meqë jemi te tezja, t’i këndon këngë popullore, ka ndodhur të këndon në ndonjë dasëm?

- Është pjesë e kulturës së muzikës shqiptare, dhe pse jo, e kam provuar, ama nuk e shoh veten te muzika popullore. Ka të bëj pak dhe me cfarë muzike jam rritur dhe me gjeneratën së cilës unë i përkas.

“Bota sot”: Cila do të ishte oferta më tunduese që do ta braktisje Shqipërinë përgjithmonë?

- Unë e dua shumë Shqipërinë, ama nuk e kam ndjerë akoma se sa shumë më do e më vlerëson mua publiku shqiptar, kështu që, për aq kohë sa do ishte një mundësi e mirë që zërin tim ta dëgjonte bota, nuk do të hezitoja për ta pranuar.

“Bota sot”: E ty të vjen keq që duke pasur një stil dhe zë shumë të vecantë nuk ke lindur në ndonjë shtet tjetër?

- Realisht më vjen shumë keq, ama më vjen dhe mirë duke dikur që në Shqipëri vuajmë për këngëtarë dhe artistë të vërtetë. E jap me dashurinë më të madhe kontributin tim në këtë treg muzikor që dita ditës po e humb vlerën e fjalës “muzikë”. Muzika është për tu dëgjuar jo për tu parë.

“Bota sot”: Ku do të shohim më shumë gjatë verës, dhe do të jetë ndonjë projekt i ri muzikor tjetër?

-Gjatë verës do të jem e angazhuar me netë “live” dhe koncerte në qytetet bregdetare. Për sa i përket projekteve muzikore, po përgatis një projekt që synon për shumë lart./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat