Bleona Qerreti: Kam sakrifikuar gjithçka që zëri im të dëgjohet në gjithë botën

Mediale Vip

Bleona Qerreti: Kam sakrifikuar gjithçka që zëri im të dëgjohet në gjithë botën

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:27

Bleona, a mund të na flisni për rrugëtimin tuaj të gjatë ne skenën muzikore. Sa ka qenë e lehtë të arrini gjithë këtë famë dhe sa është e vështirë ta mbani?

Gjërat që ja vlejnë nuk vijnë lehtë në këtë jetë … pyetja duhej të ishte : sa e vështirë ka qenë të arrini këtë famë dhe sa akoma më vështirë është ta mbani? Megjithatë unë, doja të sqaroja që pasioni im është muzika dhe fama vjen bashkë me profesionin që kam zgjedhur , është pjesë e profesionit e jo qëllim në vetvete . Unë jam në një pozitë tani që mbasi i kam kaluar fazat e adrenalinës së famës , kopertinat e revistave , fazat e fustaneve e këpucëve, çantave dhe jetës private . Ajo që mua më bën vërtetë të lumtur është një dhe vetëm një: Muzika!

Keni arritur të realizoni albumin në gjuhën angleze duke bashkëpunuar me emra të njohur. A keni arritur pikësynimin tuaj me këtë album?

Albumi është realizuar tashmë. Faza tjetër e sfidës është promovimi … kjo është një luftë me vete. Me këngët jam shumë e kënaqur dhe i falënderohem Zotit dhe fansave të mijë të cilët nuk më kanë zhgënjyer kurrë dhe besoj që edhe në këtë sfidë që kam marrë përsipër mbështetja do të jetë e njëjtë.

Paraqitja juaj e parë në SHBA ka qenë në vitin 2004, që atëherë kini arritur shumë suksese. Kush ju ka ndihmuar më së shumti në këtë rrugëtim?

Bleona …dhe vetem Bleona …. Një porosi do doja t’ju jepja gjithë të rinjve : nëse ke një ëndërr dhe kërkon personin që mund të të ndihmojë ta realizosh , atëherë shiko në pasqyrë!

Emri i Bleonës të njihet një gjithë botën. Është ky qëllimi juaj! A do sakrifikonit gjithçka për këtë gjë?

E thashë edhe më lart, pasioni im është muzika jo fama. Unë kam sakrifikuar gjithçka që zëri im të dëgjohet në gjithë botën .

Në Shqipëri jeni shpesh e pranishme. A e bëni këtë gjë për diçka konkrete?

Shqipëria është vendi im! Unë asnjëherë nuk harroj nga kam ardhur dhe kush janë baza e fansave që më kanë bërë këtë që jam sot .Bleona Qerreti

Kudo që këndoni vendi është i mbushur nga fansat tuaj. Në cilin vend ndjeheni më së miri kur këndoni?

Sigurisht në trojet shqiptare , sepse është i vetmi vend ku ndjehem “ në shtëpi” dhe marrë gjithmonë dashuri pa kompromis.

Keni kënduar këngë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Cilën kishit veçuar si suksesin tuaj më të madh në skenën shqiptare?

Suksesi me i madh në skenën shqiptare nuk besoj që matet vetëm me një apo dy këngë. Është një zinxhir ngjarjesh që ka krijuar emrin “Bleona” që tashmë nuk zëvendësohet.

Cilat janë momentet më frymëzuese për ju gjatë paraqitjes në skenë?

Momenti kur koncerti mbaron dhe njerëzit duartrokasin . Unë, nuk jetoj dot pa duartrokitjet dhe brohoritjen e publikut ! Eshte kthyer tashmë në himin e jetës time .

Gjatë gjithë këtyre viteve eksperiencë në skenën muzikore, çfarë mendoni cili është çelësi i suksesit tuaj?

Këmbëngulja, puna e pandalshme dhe disiplina. Unë, asnjëherë nuk jam e kënaqur me këngët që kam bërë, apo me suksesin që kam arritur. Gjithmonë kërkoj shumë e më shumë…

Cili është mendimi juaj për këngëtarët e rinj shqiptarë?

Mendoj që në Shqipëri ka talente të jashtëzakonshme. Më vjen mirë që me internetin bota është globalizuar.

Vazhdimisht punoni, aktualisht me se po merreni?

Jam duke u marë me promovimin e albumit nëpër botë .Udhëtoj non stop, së shpejti nis udhëtimin nëpër radio të ndryshme nëpër botë që do të luajnë muzikën time.

Planet tuaja në të ardhmen sa i përket muzikës?

Albumi del këtë vit, më në fund, mbas një periudhe 5 vjeçare. Albumi titullohet “I AM BLEONA“ dhe singli i radhës titullohet “Take You Over” për të cilin kam bërë edhe një video, me emrat më të njohur të show bizit amerikan . Drejori i videos është Dennis Leupold që ka punuar me Beyonce, Rihanna ,Jennifer L. Etj. Kurse drejtori i fotografive është DP Jefrey Kelly që ka bërë shumicën e videove të këngëtares Beyonce.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat