Mbretëresha kritikon Lewis Hamilton: Sillet keq gjatë drekës!

Mediale Vip

Mbretëresha kritikon Lewis Hamilton: Sillet keq gjatë drekës!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 00:06

Kampioni i garave ishte i ftuari i nderit për të drekuar me Mbretëreshën Elizabeth, por duket se gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Ishte vetë madhëria e saj ajo që ia bëri të qartë pilotit 30 vjeçar se nuk di të sillet në tavolinë. Lewis ka rrëfyer se ishte shumë i emocionuar pasi u ftua për drekë nga Mbretëresha dhe ishte i ulur pranë saj.

Hamilton filloi të fliste, por ajo refuzoi duke i thënë se ai duhet të fliste me personin në të majtë të tij, ndërsa Mbretëresha me atë në krahun e saj të djathtë, dhe më pas do të kthehej nga Hamilton. E gjitha kjo ishte pjesë e portokollit.

Megjithatë Lewis tregon që pavarësisht këtij momenti ai ia kaloi shumë mirë në shoqëri të njeriut më të fuqishëm në Britani dhe tregoi për të se është një grua shumë e dashur, e ëmbël dhe interesante.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat