Iggy Azalea sulmon Britney-n: Ajo e ka fajin që kënga jonë dështoi!

Mediale Vip

Iggy Azalea sulmon Britney-n: Ajo e ka fajin që kënga jonë dështoi!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:36

Reperja australiane e ka një justifikim për çdo gjë, dhe këtë herë thumbat e saj po lëshohen në drejtim të Britney Spears.

Kënga “Pretty Girls” dështoi keqazi, pavarësisht një videoje shumë të reklamuar. Iggy sot thotë se gjithçka ndodhi për shkak se Britney nuk e lëvizi të pasmen e saj që ta promovonte. Ajo deklaroi se është e vështirë të ngresh një këngë në klasifikime në rast se nuk i bën promo shtesë dhe performanca në tv, dhe për fat të keq ajo është thjesht bashkëpunëtore.

Por Iggy duhet ta dinte që intervistat dhe promovimet nuk janë pika e fortë e ish princeshës së muzikës pop. Ndërsa për sa i përket këngës, ajo mori më shumë promovim se shumë këngë të tjera më të suksesshme se ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat